Aktualitet

Kryetarja e FRESSH vdiq në aksident, shoqja e ngushtë përlot rrjetin: Në lule të rinisë moj zemër…

15 Korrik 2019, 16:25 Nga DOSJA
Kryetarja e FRESSH vdiq në aksident, shoqja e ngushtë përlot

TIRANË– Kryetarja e FRESSH për njësinë administrative nr.6 Rajselsa Hamza ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Pas publikimit të lajmit për ndarjen e saj nga jeta, shoqja e saj e ngushtë Xhulia Ceku ka përlotur rrjetin me dedikimin e saj.

Me anë të një postimi në Facebook ajo shkruan se sa krenare ishte ndjerë për të dhe se si po e përballonte humbjen e saj.

“A mund ta besoj unë se ky lajm është i vërtetë? Çfarë se ky lajm është i vertetë? Çfarë të ndodhi moj zemër në lule të rinisë? Unë sapo kisha filluar që të ndjehesha krenare për arritjet e tua… Malli i një viti është i lehtë por malli i mos të të parit kurrë më, më thuaj si do ta përballojmë? Ke qënë shoqja ime e parë dhe ajo e ngushta, ajo që çdo sekret e ndanim bashkë, po lodrat në lagje? A mund të mi kthejë kush këto kujtime? Do jesh në zemrën time gjithmonë. U prehsh në paqe zemra ime. Mami, vëllai dhe motra jote duhet të bëhen shumë të fortë mbas kësaj tragjedie të dytë. Bëhu ëngjëlli im aty lart dhe më mbro,”-shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Rajselda Hamza është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Ajo humbi jetën për shkak të plagëve të marra pas një aksidenti në Vorë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne vore fressh rajselda hamza aksidenti ne vore fressh rajselda hamza

Sondazh

Poll