Aktualitet

Fituan mandatet për 4 vitet e ardhshme, kryebashkiakët e majtë marrin vendim gjykate

15 Korrik 2019, 15:10 Nga DOSJA
Fituan mandatet për 4 vitet e ardhshme, kryebashkiakët e majtë

TIRANË- Teksa fituan mandatin për të qeverisur për 4 vitet e ardhshme bashkitë në vend, kandidatët e majtë iu drejtuan gjykatave në qarqet fituese, për të shpallur si të ligjshëm mandatin e tyre.

Gjykata e Kukësist, shpalli sot si të ligjshëm mandatin e kreut të ri të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Në Maliq, Gëzim Topçiu, i cili kandidoi nën siglën e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ka marë gjithashtu vendimin e gjykatës për ligjshmërinë e mandatit të tij, për Bashkinë e Maliqit.

Ndërsa, në bashkinë e Devollit, kandidati i majtë, fitues më 30 qershor, Eduard Gazi Duro ka marr sot me vendim gjykate, mandatin e tij për të qenë në krye të bashkisë për 4 vitet e ardhshme.

Gjithashtu me vendim të gjykatës, Erion Isai, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europaine, mund të thuhet se nga sot e ka të ligjshëm mandidatin e kryebashkiakut.

Po ashtu me vendim gjykate, kanë marr vendimin sot edhe Pali Kolefski për Bashkinë e Pustecit, Rajmonda Balilaj në Patos, Elton Arbana në Shijak si edhe Qerim Ismailaj në Mallakastër.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kryebashkiaket e majte marrin vendimin mandat i ligjshem vendimi i gjykates zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 kryebashkiaket e majte marrin vendimin mandat i ligjshem vendimi i gjykates zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll