Aktualitet

Armë dhe kanabis në Krujë, arrestohen 9 persona, një tjetër në kërkim/ Efektivi që u mbronte shpatullat (Emri+Video)

15 Korrik 2019, 13:18 Nga DOSJA
Armë dhe kanabis në Krujë, arrestohen 9 persona, një

KRUJË– Nëntë persona bashkë me një efektiv policie janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Krujë. Dosja.al mëson se efektivi i policisë është Hysen Pula, i moshës 52-vjeç, i cili kishte favorizuar persona të ndryshëm që të mbillnin kanabis në këtë zonë.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe vetë Pula prej disa kohësh merrej me grupe të kultivimit të kanabisit. Ndërkohë mësohet se është vendosur masa detyrim paraqitje për 3 persona të tjerë kurse një tjetër është shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim, mësohet se këta persona kultivonin lëndë narkotike dhe i shpërndanin ato për përfitime vetjake, sigurisht që kishin edhe mbrojtjen e efektivit Hysen Pula.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu edhe 3 armë zjarri pushkë, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare, të cilat u gjetën pas kontrollit të imët nëpër banesa në zonën e Krujës.

Njoftim i policisë Krujë

Finalizohet operacioni policor “Ndëshkimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, Policia e Krujës, SHÇBA-ja, me mbështetjen e Forcave të Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Arrestohen dhe ndalohen 9 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ekzekutohen edhe 3 masa sigurie “Detyrim paraqitje”

Sekuestrohen 3 armë zjarri, 5 armë gjahu dhe municion luftarak.

Asgjësohen fidanë kanabis të kultivuar, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shqezë të Krujës.

Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe pas një hetimi 2 mujor me metoda speciale të hetimit, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe SHÇBA – ja, e mbështetur nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizuan me sukses Operacionin Policor të Koduar “Ndëshkimi”.

Në funksion të procedimit penal të vitit 2019, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” për shtetasit:

B., 50 vjeç, banues ne fshatin Mafsheq, Krujë.

B., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sh. X., 48 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

K., 28 vjeç, banues në fshatin Shqezë të rrethit Krujë.

K., 46 vjeç, banues në fshatin Selitë të rrethit Kurbin.

I., 26 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin.

P., 52 vjeç, banues në Krujë, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K. , 58 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shqezë, Krujë, kapja dhe ndalimi me iniciativë i shtetasit F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, të dy për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., banues në fshatin Halile, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

U be ekzekutimi i masave të sigurisë “Detyrim paraqitje” për tre shtetas Y. K., Xh. B dhe A. B., për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e procedurale, ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllezuar të fshatit Shqezë të rrethit Krujë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave të këtyre shtetasve dhe ambienteve përreth tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 armë zjarri “pushkë”, 5 armë gjahu, municion luftarak dhe 17 aparate celulare.

Vazhdon puna për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacion ne kruje sekuestrohen arme zjarri ne krujë hysen pula operacion ne kruje sekuestrohen arme zjarri ne krujë hysen pula

Sondazh

Poll