Aktualitet

Pronarët në rrezik për jetën/ Dalin emrat, kush janë katër të plagosurit nga shpërthimi në Bllok

15 Korrik 2019, 13:31 Nga DOSJA
Pronarët në rrezik për jetën/ Dalin emrat, kush janë

TIRANË– Zbulohen detaje të tjera nga shpërthimi në zonën ish-Bllokut. Burime për Dosja.al kanë bërë të ditura emrat e katër personave të lënduar.

Sokol dhe Alma Pirra janë pronarët e argjendarisë dhe ndodhen në gjendje të rëndë për shkak të lëndimeve të marra nga shpërthimi.

E plagosur ka mbetur edhe Eneda Nura 18 vjeç, e cila është punonjëse e argjendarisë dhe Ardanoel Serani 23 vjeç, kalimtar i rastit.

Mësohet se të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë tek spitali i Tramës në repartin e djegieve për të marrë ndihmën e parë mjekësore. 

Mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në punishten e një argjendarie në zonën e ish-bllokut ka shpërthyer bombola e gazit. 4 persona janë plagosur, burrë e grua (pronarët e argjendarisë) dhe dy persona të tjerë. Të plagosurit në gjendje të rëndë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alma pirra ardanoel serani eneda nura shperthimi ne bllok sokol pirra alma pirra ardanoel serani eneda nura shperthimi ne bllok sokol pirra

Sondazh

Poll