Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË/ Policia operacione blic në Tiranë, vendosen në pranga dy të rinjtë

15 Prill 2022, 18:16 Nga DOSJA
SHPËRNDANIN DROGË/ Policia operacione blic në Tiranë,

TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi janë kapur me kanabis në Tiranë. Nga dy aksionet e zhvilluara në kryeqytet janë kapur 2.5 kg kanabis, e bërë gati për t’u shitur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohen me sukses, brenda 12 orëve, 2 operacione policore të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Green”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen 2 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Operacioni policor i koduar “Dealers”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Princ Vidi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e ndante dhe e shiste atë më pas në doza, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealers”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. K. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në Unazë të Re dhe në Yzberisht.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll