Bota

Raporti i OKB-së, Guterres: Inkurajoj Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë bisedimet

15 Prill 2022, 17:21 Nga DOSJA
Raporti i OKB-së, Guterres: Inkurajoj Beogradin dhe Prishtinën që

KOSOVË– Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, mbetet një kornizë kyçe për normalizimin e marrëdhënieve dhe i inkurajoi të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në arritjen e rezultateve konkrete.

Procesi i dialogut dhe përpjekjet për të arritur normalizimin kanë mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë të Kombeve të Bashkuara”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, sipas dokumentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Guterres shprehu keqardhjen që deri më tani është bërë vetëm “progres i kufizuar” në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Në këtë drejtim, mbajtja e një procesi të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës është çelësi për arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme,” tha Guterres, duke inkurajuar Beogradin dhe Prishtinën të “sigurojnë pjesëmarrje të konsiderueshme të një game të gjerë pjesëmarrësish” në procesin e dialogut.

Deklarata e tij është pjesë e raportit 6-mujor të lëshuar nga OKB-ja i cili përfshin periudhën nga 16 shtatori i kaluar deri më 15 mars të këtij viti. Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm Guterres do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më 20 prill.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni antonio guterres dialogu kosove-serbi antonio guterres dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll