Bota

Detaje nga vdekja e tre vajzave në Greqi, zbulohet ketaminë edhe në urinën e 9-vjeçares

15 Prill 2022, 16:15 Nga DOSJA
Detaje nga vdekja e tre vajzave në Greqi, zbulohet ketaminë edhe

GREQI– Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për mënyrën sesi ketamina ju administrua 9-vjeçares Georgina pasi spitali Onassis mohoi që kjo substancë t’i ishte dhënë vogëlushes gjatë shtrimit të tij shtatë mujor atje.

Sipas mediave greke,  ka një tjetër konstatim mjeko-ligjor, i cili tregon se përveç gjakut prania e ketaminës është gjendur dhe në urinën e vogëlushes. Në thelb, kjo do të thotë se është dhënë shumë më herët nga sa pretendon nëna 33-vjeçare, Roula Pispirigou dhe madje ka arritur të metabolizohet, para se të vriste më në fund Georginën e vogël.

Unë jam infermiere në Spitalin e Fëmijëve. Na thirrën për të dëshmuar. Morëm valixhet dhe shkuam të ndihmonim vogëlushen. Kur u futëm, fëmija nuk kishte puls. I dhashë adrenalinë dhe rokuronium për intubacion“-thuhej në dëshminë e parë.

Ndërkohë një tjetër infermiere ka thënë se adrenalinën e ka dhënë në mënyrë intravenoze çdo pesë minuta, sipas udhëzimeve të intensives.

“Përpjekja zgjati 60 minuta. Mjeku ishte informuar se në reanimacionin e parë që i duhej vajzës, kishte zgjatur 55 minuta. Këtë herë ai nuk ia doli”.-tha ajo.

Nga ana e tij, mjeku Dimitris Galenteris përjashton skenarin e administrimit të ketaminës në spital dhe theksoi se fakti që ketamina është gjendur dhe në urinën e 9-vjeçares tregon se ajo është dhënë shumë kohë para se të shtrohej në spital.

Ai shpjegoi se ketamina është një ilaç anestezik, i cili nuk jepet në reanimacion dhe për këtë arsye nuk ishte as në hapësirën kur po përpiqeshin t’i jepnin ndihmën e shpejtë Georginës.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dimitris galenteris manos daskalakis roula pispirigou dimitris galenteris manos daskalakis roula pispirigou

Sondazh

Poll