Bota

Ambasada Amerikane reagon ndaj sulmeve: E dënojmë dhunën ndaj autoriteteve të Kosovës

15 Prill 2022, 16:01 Nga DOSJA
Ambasada Amerikane reagon ndaj sulmeve: E dënojmë dhunën ndaj

KOSOVË– Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka dënuar ashpër sulmet e sotme ndaj Policisë së Kosovës në afërsi të kufirit me Serbinë,

Në reagimin e tij Hovenier tha se ambasada amerikane është e shqetësuar për sulmin me armë zjarri dhe gurë ndaj autoriteteve policore.

Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurë ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare”,-tha ai.

Hovenier tha se e dënojnë fuqishëm dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe tërheqin vërejtjen kundër spekulimeve që do të ngrisnin tensione.

Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të papranueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne tërheqim vërejtjen kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.

LAJMI KRYESOR/ Tronditet Veriu i Kosovës!30 të shtëna alarmojnë banorët, Kurti:Policia u sulmua nga serbët

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni jeff hovenier te shtena ne kosove-serbi jeff hovenier te shtena ne kosove-serbi

Sondazh

Poll