Bota

OKB: Rreth pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

15 Prill 2022, 15:53 Nga DOSJA
OKB: Rreth pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

UKRAINË- Më shumë se pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, sipas shifrave të fundit të publikuara nga OKB. BBC shkruan se Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) thotë se mbi 4.7 milionë refugjatë kanë kaluar kufijtë e Ukrainës.

Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM), e cituar nga AFP, thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta – njerëz që nuk janë as shtetas të Ukrainës dhe as të vendit ku kanë hyrë – janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje. Përqindja më e madhe e refugjatëve – 2.7 milionë – kanë ikur në Poloni. Megjithatë, shifrat zyrtare sugjerojnë se disa njerëz tani po zgjedhin të kthehen në Ukrainë .

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund të përdorë armë bërthamore

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi okb lufta ukraine-rusi okb

Sondazh

Poll