Bota

Tronditet Veriu i Kosovës!30 të shtëna alarmojnë banorët, Kurti:Policia u sulmua nga serbët

15 Prill 2022, 07:18 Nga DOSJA
Tronditet Veriu i Kosovës!30 të shtëna alarmojnë

KOSOVË– Sulmohet policia në Kosovë! Ngjarja e raportuar një natë më parë si të shtëna me armë, të cilavefillimisht nuk u dihej as origjina, rezulton të jetë një akt terrorist. Ekspress shkruan se bëhet fjalë për të paktën 30 të shtëna që kanë tronditur banorët e fshatit Bube të Komunës së Zubin Potokut që ndodhet pranë pikës kufitare. Rasti është denoncuar në stacionin policor në Zubin Potok DHE zyrtarët policorë kufitarë kanë deklaruar se kur kanë qenë në fshatin Paragovë, kanë dëgjuar disa të shtëna nga një armë zjarri.

Në pamjet e publikuara në mediat kosovare shihen gëzhojat e plumbave në rrugë por dhe jashtë saj, xhama të thyer dhe mjete metalike që janë gjetur në vendngjarje. Sipas raortimeve nga sulmi nuk ka patur asnjë të lënduar por vetëm dëmie materiale.

Ministri Xhelal Sveçla është shprehur se në fakt është sulmuar polici e Kosovës, me granata e kallashnikovë të llojit AK-47. Deri më tani nuk ka reagime nga ana e Serbisë dhe nuk është raportuar për asnjë të arrestuar për të shtënat në fjalë. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në veri. Në një postim në Twitter Kurti ka akuzuar drejtpërdrejt Serbinë në lidhje e sulmet që kanë ndodhur tre ditët e fundit në Kosovë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Sulmet në Kosovë, Meta: Shmangni tensionet që rrezikojnë sigurinë dhe paqen e vendit

Ambasada Amerikane reagon ndaj sulmeve: E dënojmë dhunën ndaj autoriteteve të Kosovës

Sulmi ndaj policisë në Kosovë, ambasadori i OSBE-së: Autorët të vihen para Drejtësisë

Sulmet ndaj policisë në Kosovë,KFOR: I dënojmë ashpër,jemi krah tyre nëse është e nevojshme

‘Sulmet ndaj policisë së Kosovës po vijnë nga Serbia’,Kurti reagon pas incidenteve të sotme

Sulmet në Kosovë, reagon BE-ja: Përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është e papranueshme

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, reagon Haradinaj: Duhet të jenë alarm për të gjithë

FOTOT/Publikohen pamjet e reja nga sulmi në Veri të Kosovës, gëzhoja dhe xhama të thyer

DETAJE nga sulmi, në mjetin e policisë së Kosovës që u sulmua, kishte edhe shqiptarë

Të shtënat në kufi, ministri Sveçla: Akt terrorist! U sulmua policia me AK-47

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni kosove-serbi te shtena ne kosove-serbi kosove-serbi te shtena ne kosove-serbi

Sondazh

Poll