Politike

Spahia e shkarkoi, Shabaj: Ai e ka përçarë PD, do ndjek hapa ligjore, shihemi në zgjedhje

15 Prill 2022, 09:12 Nga DOSJA
Spahia e shkarkoi, Shabaj: Ai e ka përçarë PD, do ndjek hapa

SHKODËR– Altin Shabaj, ish- administratori i Postribës i cili u shkarkua nga kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka deklaruar për mediat, se vendimi që u mor ndaj tij nuk i shërben bashkimit i cili është edhe qëllimi i demokratëve. Për ReportTv ai këmbënguli se shkarkimi është anti-ligjor dhe nuk do të ngurojë të ndjekë rrugën e drejtësisë mbi këtë vendim.

Kjo nuk i shërben bashkimit, por përçarjes së PD. Bardh Spahia është njeriu qe në vazhdimësi ka përçarë PD dhe unë e kam thënë edhe më herët. Sa i përket shkarkimit, ajo është bere në mesnatë në zyrat e bashkisë, ngjashëm si dikur celulat komuniste. Unë do të ndjek hapat ligjor mbi këtë vendim. Kam qenë dhe do të vazhdoj të kontribuoj për PD. Edhe më 6 mars mbështeta PD dhe kandidatin Bushati, prandaj edhe është marre ky vendim. Koha do ta tregojë se kush ka patur të drejtë. Më vjen keq qe ishim unë dhe Darragjati të paret që po largohemi edhe pse jemi dy njësitë përherë fituese të PD. Do te shihemi ne zgjedhjet e tjera”, tha ai.

Shabaj u shkarkua nga detyra së bashku me administratortin e Dajçit, Gjovalin Darragjati. Urdhëri për shkarkimin e tyre u firmos nga kryebashkiaku, Bardh Spahia. Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Darragjati, i cili tha së nëse Spahiu nuk i kërkon falje lidhur me këtë veprim do t’i drejtohet institucioneve përkatëse.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike altin shabaj bardh spahia altin shabaj bardh spahia

Sondazh

Poll