Politike

Mbledhja e grupit, Bardhi tregon ç’ndodhi: Alibeaj e hodhi në votim, asnjë s’e shkarkoi

14 Prill 2022, 21:09 Nga DOSJA
Mbledhja e grupit, Bardhi tregon ç’ndodhi: Alibeaj e hodhi në

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story nga Sokol Balla në Top Channel tha se demokratët kanë refuzuar shkarkimin e Alibeajt. Bardhi gjithashtu u shpreh se Alibeaj kërkoi hapjen e një votimi në lidhje me shkarkimin e tij, pas kërkesës së Sali Berishës, por kjo kërkesë nuk u pranua.

“Duhet ta pranojmë se nuk ka as 29 as 39. Kam marrë në mënyrë të vijueshme refuzimin e kolegëve se nuk ka asnjë shkak për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn, nuk u gjet asnjë shkak se ai duhet shkarkuar. Alibeaj ka kërkuar të votohet, kërkesë që nuk u pranua”, tha Bardhi.

PD-ja ndodhet ende në një krizë edhe pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, pasi Grupi i Rithemelimit akuzon Alibeajn si vijues të lojës së Edi Ramës dhe Bashës për të përçarë PD-në. Nga ana tjetër, Alibeaj nuk pranoi që Berisha të ishte pjesë e mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë, por ky i fundit nuk e zbatoi urdhrin dhe u bë pjesë e tavolinës në selinë blu.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të martën u shoqërua me debate mes mbështetësve të Berishës dhe Alibeajt. Berisha gjithashtu i kërkoi Alibeajt që të jepte dorëhqjen duke u shprehur për mediat se do ta ndjekë fati i Bashës.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll