Bota

Rusi/ Mbytja e anijes ruse “Moskva” një goditje për krenarinë kombëtare

15 Prill 2022, 11:20 Nga DOSJA
Rusi/ Mbytja e anijes ruse “Moskva” një goditje për

RUSI- Shkatërrimi i anijes ruse “Moskva” është një humbje e rëndësishme dhe poshtëruese për Vladimir Putin, i cili ka këmbëngulur vazhdimisht se “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë po shkon sipas planit.

Sipas BBC, gazetarët gjatë transmetimit të lajmit në mëngjes u kufizuan në raportimin e shkurtër të deklaratës së lëshuar nga autoritetet, të cilat pretendojnë se anija u mbyt në detë pasi zjarri dhe shpërthimet në bord shkaktuan dëme të konsiderueshme në trupin e saj.

Disa komentues gazetash duket se e mbështesin këtë, duke argumentuar se sistemet e fikjes së zjarrit në bordin e anijes luftarake 40-vjeçare ishin të vjetruara dhe joefikase. 

Megjithatë, është një goditje për krenarinë kombëtare; Moskva, dikur një simbol i fuqisë dhe ambicieve ruse, tani shtrihet në fund të detit. Ndërsa ish-deputeti Vladimir Bortko tha se fati i Moskës ishte arsye për luftë.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund të përdorë armë bërthamore

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anija moskva lufta ukraine-rusi vladimir bortko anija moskva lufta ukraine-rusi vladimir bortko

Sondazh

Poll