Bota

FBI: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se 600 milionë dollarë në kriptomonedhë

15 Prill 2022, 10:54 Nga DOSJA
FBI: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se

SHBA- FBI fajësoi të enjten hakerët e lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut për vjedhjen e më shumë se 600 milionë dollarëve kriptomonedhë muajin e kaluar nga një kompani video-lojërash.

“Përmes hetimit tonë ne ishim në gjendje të konfirmonim se Lazarus Group dhe APT38, aktorë kibernetikë të lidhur me DPRK, janë përgjegjës për vjedhjen e 620 milionë dollarëve në Ethereum të raportuar më 29 mars,”-tha FBI në një deklaratë.

FBI po i referohej hakimit të fundit të një rrjeti kompjuterik të përdorur nga Axie Infinity, një lojë video që lejon lojtarët të fitojnë kriptovaluta. Sky Mavis, kompania që krijoi Axie Infinity, njoftoi më 29 mars se hakerat e paidentifikuar kishin vjedhur ekuivalentin e afërsisht 600 milionë dollarëve.

Thesari sanksionoi adresën e kriptomonedhës, që u përdor për të marrë para në hakimin e Axie Infinity.

Sulmet kibernetike kanë qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për regjimin e Koresë së Veriut për vite me rradhë pasi udhëheqësi i tij, Kim jong Un, ka vazhduar të ndjekë armët bërthamore, sipas një paneli të Kombeve të Bashkuara dhe ekspertëve të jashtëm të sigurisë kibernetike.

Sipas CNN, Lazarus Group ka vjedhur një kriptomonedhë me vlerë rreth 1.75 miliardë dollarë në vitet e fundit.

Ndërsa vëmendja e shumë analistëve të sigurisë kibernetike ka qenë në hakerimin rus në dritën e luftës në Ukrainë, hakerët e dyshuar të Koresë së Veriut nuk kanë qenë aspak të qetë.

Hulumtuesit në Google muajin e kaluar zbuluan dy fushata të ndryshme hakerimi të supozuara të Koresë së Veriut që synonin mediat amerikane dhe organizatat e IT-së, si dhe sektorët e kriptomonedhave dhe teknologjisë financiare.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota fbi korea e veriut kriptomonedha fbi korea e veriut kriptomonedha

Sondazh

Poll