Bota

Pastori ukrainas trajnon 120 civilë në luftën kundër pushtimit rus

15 Prill 2022, 08:43 Nga DOSJA
Pastori ukrainas trajnon 120 civilë në luftën kundër

UKRAINË- Një pastor ukrainas dhe baba i dy fëmijëve Magdych, po shërben si komandant batalioni vullnetar për 120 ushtarë të moshave nga 18 deri në 70-të. 

Sipas CNN, ai ka thënë se shumica e ushtarëve me të cilët ai po punon ishin civilë të thjeshtë para luftës dhe pastaj kaluan disa javë trajnim intensiv.

“Tetëdhjetë për qind e njësive të mia janë njerëz që nuk kanë mbajtur kurrë një armë në dorë në jetën e tyre. Ata janë shoferë të zakonshëm kamionësh, juristë”- tha Magdych. 

Ai nuk raportoi asnjë lëndim në batalionin e tij në angazhimin e tyre të fundit pranë Kievit dhe tha se shumë ushtarë u mësuan shpejt pasi luftimet filluan.

“Për ditët e para, ata po përpiqen të debatojnë me mua dhe po përpiqen të tregojnë pse nuk duhet të bëjnë atë që unë u them të bëjnë, si gërmimi i llogoreve,” -tha Magdych.

Magdych gjithashtu vlerësoi familjen e tij për punën që po bëjnë për të tjerët. Sipas pastorit gruaja e tij është në Ukrainën perëndimore duke ndihmuar ukrainasit e zhvendosur brenda vendit me ushqim dhe strehim, dhe gjithashtu po punon me gra dhe fëmijë për të ndihmuar në ofrimin e ndihmës psikologjike.

“Ajo është heroi im. Ajo nuk donte të shkonte në Europë. Ajo vendosi të qëndrojë në Ukrainë dhe të presë fitoren atje”- tha ai.

Forcat ruse janë tërhequr nga pjesët veriore e Ukrainës dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre në lindje dhe jug. Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për bombardime të tjera në Ukrainën lindore.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund të përdorë armë bërthamore

(j.c)/dosja.sl

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi magdych lufta ukraine-rusi magdych

Sondazh

Poll