Bota

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit: Njerëzit po vdesin nga uria në Mariupol

15 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
Kreu i Programit Botëror të Ushqimit: Njerëzit po vdesin nga uria

UKRAINË- Kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së ka paralajmëruar se njerëzit po vdesin nga uria në qytetin e rrethuar të Mariupolit, i cili ka qenë nën bombardime të rënda për javë të tëra.

Sipas Sky News, David Beasley ka thënë se ai i frikësohet një krize humanitare e cila do të përkeqësohet në javët e ardhshme pasi Rusia kërkon të intensifikojë sulmet e saj në lindje.

“Lufta që filloi në shkurt po i shkatërron njerëzit në Ukrainë”-tha Beasley.

Sipas Beasley ka shumë vështirësi në furnizimin e vendeve që janë nën bombardimet ruse edhe pse programi botërorë i ushqimit (WFP) po përpiqet. 

Mariupol në jug të vendit është përballur me bombardime të pamëshirshme që nga shpërthimi i konfliktit në shkurt, me mijëra njerëz po luftojnë për të pasur ushqim dhe ujë.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund të përdorë armë bërthamore

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota david beasley lufta ukraine-rusi david beasley lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll