Bota

Të shtënat në kufi, ministri Sveçla: Akt terrorist! U sulmua policia me AK-47

15 Prill 2022, 08:35 Nga DOSJA
Të shtënat në kufi, ministri Sveçla: Akt terrorist! U

KOSOVË– Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka deklaruar së të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar në zonën kufitare mes Kosovës e Serbisë përbëjnë një sulm terrorist. Në një deklaratë zyrtare, ai është shprehur se sulmi është kryer me granatë dore dhe kallashnikov të llojit AK-47 me qëllim që të frikësojë policinë e Kosovës dhe qytetarët e zonës. Me këtë deklaratë, Sveçla lë të kuptohet se autorët e sulmit mund të kenë qenë nga ana e Serbisë. 

“Sot rreth 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granat dore dhe AK 47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të policisë dhe qytetarët,”- tha ai.

LAJM KRYESOR:Tronditet kufiri Kosovë-Serbi! 30 të shtëna arme alarmojnë banorët, policia s’di nga erdhën

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni

Sondazh

Poll