Bota

Ukraina hedh poshtë akuzat e Moskës për sulmin në kufirin rus

15 Prill 2022, 06:52 Nga DOSJA
Ukraina hedh poshtë akuzat e Moskës për sulmin në kufirin

UKRAINË- Kievi ka hedhur poshtë pretendimin e Moskës se ka kryer sulme në tokën ruse, duke akuzuar Moskën për organizimin e ‘sulmeve terroriste’ në territorin e saj. 

Sipas Daily Mail, Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e refuzojnë këtë si një pretekst të rremë për një sulm të paprovokuar.

Më herët Rusia akuzoi Ukrainën për bombardimin e një fshati pranë kufirit të saj me Bjellorusinë, pasi paralajmëroi se sulmet mund ta shtyjnë atë të godasë Kievin si përgjigje.

Komiteti Federal Hetimorka thënë se dy helikopterë ukrainas ‘shkelën hapësirën ajrore ruse’ të enjten, dhe hodhën gjashtë raketa në Klimovo në rajonin Bryansk.

Shtatë persona, përfshirë një fëmijë dy vjeçar, u plagosën në sulm, sipas pretendimeve ruse të cilat nuk mund të verifikoheshin. 

Ai vjen vetëm një ditë pasi Rusia paralajmëroi se mund të godasë ‘qendrat e komandës’ në Kiev si hakmarrje për sulmet ndërkufitare, të cilat kanë përfshirë shpërthime në depot e naftës dhe në linjat hekurudhore.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Fundoset anija ‘Moskva’, CIA: Putin mund të përdorë armë bërthamore

(j.c)/dosja/al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2022, 06:30

Luftanija ruse fundoset në Detin e Zi

Luftanija ruse Moskva është fundosur në Detin e Zi, pas dëmtimeve që ka pësuar gjatë operacionit ushtarak në Ukrainë, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes në orë...

Bota 14 Prill 2022, 20:57

A jeni i gatshëm të shkoni në Kiev? Biden: Po

SHBA- Administrata amerikane është në procesin e vendosjes nëse do të dërgojë një zyrtar të lartë amerikan në Ukrainë në shenjë mbështetjeje. Mediat shkruajnë s...