Aktualitet

VD-Qëllohet me breshëri plumbash drejt mobilerisë në Krujë, pronari: S’kam konflikte

15 Prill 2022, 07:36 Nga DOSJA
VD-Qëllohet me breshëri plumbash drejt mobilerisë në

KRUJË– Një mobileri në Nikël të Krujës është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë natës dhe denoncimi është bërë nga vetë pronari i biznesit, Myslim Karaj. Paraprakisht nuk raportohet që të ketë persona të plagosur duke qenë se në momentin që momentin që ka ndodhur ngjarja, mobileria ka qenë e mbyllur. Dëmet materiale të shkaktuara si pasojë e breshërisë së plumbave janë të shumta. Vetë pronari i biznesit është shprehur se nuk ka konflikte me askënd dhe se kërkon zbardhjen e ngjarjes.

Mobileria në fjalë është e rrethuar dhe policia ka krijuar kordonin e sigurisë. Grupi hetimor po shqyrton pamjet filmike të kamerave të sigurisë së vetë biznesit apo të të tjerëve pranë mobilerisë në fjalë. Deri më tani nuk dihet asnjë detaj në lidhje me autorët apo me shkaqet që mund t’i ketë shtyrë ata që të bënin këtë sulm. Dosja.al solli edhe pamje nga vendi i ngjarjes që shihet i rrethuar nga forca të shumta policie. 


ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mobileria u qëllua me breshëri plumbash, publikohet FOTOJA nga vendngjarja

Breshëri arme ndaj biznesit në Krujë, policia: Ka shenja të shkaktuara nga sulmi

I sulmuan me armë biznesin në Krujë, EMRI i pronarit, bëri denoncimin në polici

Mobileria u sulmua me armë! Pronari: S’kam konflikte me njeri, të zbardhet ngjarja

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet myslim karaj sulmohet me arme mobileria ne nikel myslim karaj sulmohet me arme mobileria ne nikel

Sondazh

Poll