Aktualitet

Vdiq pa paguar kredinë, vëllai i ish-deputetit u bllokon llogaritë familjarëve, prangoset

15 Prill 2022, 07:13 Nga DOSJA
Vdiq pa paguar kredinë, vëllai i ish-deputetit u bllokon

TIRANË– Fatos Alimadhi, 54 vjeç, banues në Tiranë dhe vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Mësohet se Alimadhi, me profesion përmbarues akuzohet se ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt. Në njoftimin e policisë Tiranë bëhet me dije se një person që kishte marrë kredi në emër të një subjekti, por më pas ka ndërruar jetë, pa e shlyer kredinë dhe përmbaruesi Alimadhi u ka bllokuar llogaritë të gjithë familjarëve të tij që kishin lidhje me subjektin në fjalë, pa i lajmëruar ata. Ndërkohë që ligjërisht duhet të kishte marrë vetëm pjesën që mbulon sigurimi i jetës së personit në fjalë. Dy kolegët e Alimadhit, S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Fatos Alimadhi rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2018 pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Ai akuzohej se kishte vjedhur shumën prej 32.255 eurosh nga shitja e një apartamenti. Prona në fjalë ishte shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 eurosh. Alimadhi kishte zhdukur dosjen përmbarimore, por hetimet e nxorrën zbuluar. Kjo nuk është hera e vetme që vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi kishte pasur probleme me ligjin. Në vitin 2015 Fatos Alimadhi ka qenë në hetim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi akuzohej se ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa personave në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Açount”. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Procedohen penalisht 2 të tjerë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Açount”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U arrestua sot, e shkuara e Alimadhit me mashtrimet, si mori mbi 30 mijë euro në 2018

I vdekuri la kredinë në gjysmë, SKEMA që përdori Alimadhi me llogaritë bankare

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi arrestohet fatos alimadhi fatos alimadhi adriatik alimadhi arrestohet fatos alimadhi fatos alimadhi

Sondazh

Poll