Politike

Plasi KEQ! Bardhi-Enno Bozdos: Ti në fakt je lodhur shumë për PD, djersa vu si zv.ministër

14 Prill 2022, 20:03 Nga DOSJA
Plasi KEQ! Bardhi-Enno Bozdos: Ti në fakt je lodhur shumë për PD,

TIRANË– Debati i ashpër mes Enno Bozdos dhe Gazment Bardhit. Të fuar në emisionin “Top Story”, janë përplasur teksa po flisnin për shkarkimin e dy administratorëve në Shkodër, nga kreu i Bashkisë, Bardh Spahia. Bardhi hodhi akuza dhe tha se kjo ka ndodhur për hakmarrje politike, ndërsa më pas përplasja mes tyre ka përfunduar në ofendime personale. Po ashtu, deputeti Bardhi ka vënë në dyshim aktivitetin dhe investimin e Bozdos në PD, duke i përmendur postin e zv.ministrit që ka mbajtur në kohën e qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

PJESË NGA DEBATI:

Bardhi: Secili ka marrë fjalën në parti në mbledhje dhe ka ngritur këtë shqetësim. I janë drejtuar Berishës se po bën thirrje për të shkarkuar nga detyra demokratë vetëm se kanë qen krah PD në 6 mars.

Bozdo: Për shkarkimet në Shkodër përgjigjet kreu i Bashkise. Ju keni përjashtuar njerëz nga grupi vetëm se shkonin pas Berishës. Prandaj kemi mbërritur këtu prandaj…keni bërë maskër me Kryesinë dhe me Këshillin.

Bardhi: Ti nuk e di ça ka ndodhur në mbledhje. Mos lexo mesazhe se tallen me ty. Nuk flet ti në shumicë të demokratëve, shko njeherë të të votojnë demokratët.

Bozo: Mos e ço personale.

Bardhi: Ti po ti, ke marrë me djersë në fakt. Ke vuajtur shumë. Ke dhënë shumë djersë, djersa vu, je rraskapitur për interesin e demokratëve. Unë kam kaluar netë pa gjumë. Dje Helidon Bushati ka ngritur këtë shqetësim në mbledhje, kryetarë grupseksionesh po shkarkohen në Shkodër për hakmarrje politike. Këtë ka thënë Bushati dje. Ti vjen këtu i papërgatitur dhe lexon këtu ça të thonë. Burimi tallet me ty live. Unë kam mbështetur vendimin për pezullimin e Berishës.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enno bozdo gazment bardhi enno bozdo gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 17:55

VIDEO/ Rama takon kryeministrin e Azerbajxhanit

BAKU- Pas takimit me presidentin dhe kryetaren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Azerbajxhan, Ali Asado. Vetë Rama ka n...