Politike

Zgjedhjet do të mbahen të dielën, këta janë kandidatët për postin e kreut të PD në Kukës

14 Prill 2022, 18:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet do të mbahen të dielën, këta janë

KUKËS– Të dielën, në Kukës do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të degës së Partisë Demokratike. Votimet do të mbahen të dielën në datën 17 prill duke nisur nga ora 10:00 deri në 17:00 në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina”. Kandidatët e konfirmuar që do të garojnë për kreun e PD-në në Kukës janë:

1- Admir Sinamati
2- Irel Elezi

Njoftimi është bërë nga Fasli Germizi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike për degën e Kukësit, i cili fton të gjithë anëtarët që të ushtrojnë vullnetin e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Te nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, anëtarë të organizatave partnere : LDG dhe FRPD – Dega Kukës; Në zbatim të Udhëzimit Nr. 5 dhe Udhëzimit Nr. 5/1(i ndryshuar) për zgjedhjen e kryetarit të degës , anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve të Kuvendit Kombëtare, u përcjell njoftimin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale të PDSH-së, për miratimin e kandidaturave dhe organizimin e zgjedhjeve për kryetar të PD – Dega Kukës

– Kandidaturat e miratuara janë: 1- Admir Sinamati dhe 2- Irel Elezi

Zgjedhjet mbahen ditën e diel më 17.04.2022

Më herët, i njëjti process është zhvilluar edhe në degë të tjera, ndërkohë që ka pasur kontestime nga deputetë të PD, të cilët pretendojnë se të zgjedhurit janë anëtarë dhe mbështetës të grupit të Rithemelimit. Deri më tani zgjedhje ka pasur në Mallakastër, Roskovec, Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kukes zgjedhje ne deget e pd zgjedhjet per kre kukes zgjedhje ne deget e pd zgjedhjet per kre

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 17:55

VIDEO/ Rama takon kryeministrin e Azerbajxhanit

BAKU- Pas takimit me presidentin dhe kryetaren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Azerbajxhan, Ali Asado. Vetë Rama ka n...