Politike

Zgjedhjet në PS, Gjiknuri mbledh grupin e punës: Ristrukturimi do t’i paraprijë suksesit

14 Prill 2022, 18:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PS, Gjiknuri mbledh grupin e punës: Ristrukturimi do

TIRANË– Pas miratimit të Statutit të ri nga Kongresi Kombëtar i Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka mbledhur grupin e posaçëm për të diskutuar mbi aktet dhe rregullat që duhen ndryshuar. Ka qenë Gjiknuri vetë ai që përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga takimi me socialistët e tjerë. Ndërsa shkruan se ristrukturimi në çdo nivel do t’i paraprijë suksesit elektoral të PS në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

“Pas miratimit të Statutit të ri nga Kongresi Kombëtar i Partisë Socialiste, bashkë me kolegët e grupit të posaçëm diskutuam sot mbi aktet dhe rregullat që duhen ndryshuar në zbatim të përcaktimeve të reja statutore. Dokumentet do t’i paraqiten për miratim Asamblesë Kombëtare e më pas do të çelet procesi i zgjedhjeve të brendshme për të gjithë krerët e partisë në të gjithë territorin. Ristrukturimi në çdo nivel do t’i paraprijë suksesit elektoral të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal,”- shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 17:55

VIDEO/ Rama takon kryeministrin e Azerbajxhanit

BAKU- Pas takimit me presidentin dhe kryetaren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Azerbajxhan, Ali Asado. Vetë Rama ka n...