Politike

Kundërshtoi zgjedhjet në bazën e PD, Bylykbashi-Isait: Nëse do të ishim në luftë ju…

14 Prill 2022, 18:11 Nga DOSJA
Kundërshtoi zgjedhjet në bazën e PD, Bylykbashi-Isait: Nëse

ELBASAN- Kryetari aktual i Partisë Demokratike për degën e Elbasanin, Eugen Isai ka kundërshtuar riorganizimin e e PD-së që po bëhet nga Komisioni i Rithemelimit. Gjatë një konference për shtyp, ai tha se nga foltorja nuk ka proces të drjet votimi por vetëm emërime.

“Si detyrim për demokratët e bashkisë Elbasan jam këtu bashkë me një pjesë të kryesisë për të folur për procesin e emërimeve që grupi i rithemelimit ka bërë në strukturat e PD në Elbasan. Them emërime sepse për herë të parë në 31 vite në këtë forcë politike janë bërë emërime. 217 kryetarë seksionesh në bashkinë Elbasan në partisë demokratike nuk janë votuat janë emëruar, nga 43 grup seksione, 42 janë emëruar. I vetmi grup seksion ku është bërë votim, ku drejtuesit e foltores nuk ranë dakord për njëri-tjetrin për emërimin. Në bashkinë Elbasan ka vetëm emërime, është një proces fals, ne nuk kemi qenë, nuk jemi he nuk do të jemi pjesë e këtij procesi. Ky proces përçan akoma më shumë PD. Sfidoj drejtuesit e foltores të më provojnë të kundërtën. I sfidoj përveç një grupseksioni të votuar, nuk ka votime askund”, tha Isai.

Ndërkohë që sot përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit Aurel Bylykbashi, i ka kthyer përgjigje Isait. Ai tha se të gjithë duhet të ribashkohen dhe t’i fryjnë zërave të bashkimit.

“Erërat e forta nga Tirana këtu në Elbasan ne duhet t’i zbusim. Elbasani nuk ka kënd lufte. Zgjedhjet në Elbasan do të jenë njësoj si herët e tjera vetëm se këtë vit disa nga ju nuk keni dashur të merrni pjesë në proces. Në disa grupseksione nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Nëse do të ishim në luftë ju keni lënë pushkët varur pa marr parasysh pasojat. Bëhuni pjese të procesit. Kjo ëndërr e keqe. Ne jemi ndarë për shkak të dy filozofive. Sali Berisha sot është midis të gjallëve, doktrina do jetë edhe pas tij. Kjo është doktrinë fituese. 6 marsi tregoi se kush është shumicë e kush pakicë. Ti fryjmë zërave të bashkimit. Fëmijët nuk do na e falin përçarjen. Të gjithë së bashku kemi në dorë fatet e opozitës”, tha Bylykbashi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aurel bylykbashi eugen isai aurel bylykbashi eugen isai

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2022, 17:55

VIDEO/ Rama takon kryeministrin e Azerbajxhanit

BAKU- Pas takimit me presidentin dhe kryetaren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Azerbajxhan, Ali Asado. Vetë Rama ka n...