Bota

Deklaratat kontradiktore, shkaku i shpërthimit në bordin e anijes ruse ende i pakonfirmuar

14 Prill 2022, 20:51 Nga DOSJA
Deklaratat kontradiktore, shkaku i shpërthimit në bordin e anijes ruse

RUSI- Ka pasur raporte kontradiktore gjatë gjithë ditës në lidhje me shkakun e shpërthimit në bordin e anijes luftarake ruse Moskva, e cila thuhet se tani është fundosur. BBC shkruan se anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi po tërhiqej në port kur “detet e stuhishme” shkaktuan fundosjen e saj, sipas një deklarate të ministrisë ruse të mbrojtjes.

Anija me 510 ekuipazh ishte një objektiv i rëndësishëm simbolik dhe ushtarak dhe ka udhëhequr sulmin detar të Rusisë në Ukrainë. Ukraina pretendon se e goditi anijen luftarake me raketat e saj, por Rusia nuk ka përmendur asnjë sulm.

Më herët, Rusia kishte thënë se kishte një zjarr në bord pasi municioni shpërtheu. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se pretendimet e Ukrainës se ka goditur anijen me një raketë janë më të besueshmet.

LAJMI KRYESOR: 50 DITË luftë/Moska merr portin, Kievi sulmon anijen ruse, Biden: Armë të reja për Ukrainën

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi moskva lufta ukraine-rusi moskva

Sondazh

Poll