Bota

Drejtori i CIA-s: SHBA ka 4 sfida kryesore, ndër to është ambicia e Kinës

14 Prill 2022, 19:56 Nga DOSJA
Drejtori i CIA-s: SHBA ka 4 sfida kryesore, ndër to është ambicia

SHBA- Drejtori i CIA-s, William Burns tha sot se ka katër sfida kryesore që do të formësojnë rendin e ardhshëm botëror. Alo.rs shkruan se sipas Burns Kina është sfida e vetme dhe kryesore gjeopolitike për Shtetet e Bashkuara në këtë shekull.

“Katër sfida kryesore do të formësojnë të ardhmen tonë. E para është kërcënimi i menjëhershëm që vjen nga agresioni rus kundër Ukrainës. E dyta është sfida afatgjatë e paraqitur nga ambiciet e lidershipit kinez. Sipas mendimit tim, kjo është sfida e vetme dhe më e rëndësishme gjeopolitike në shekullin e 21-të,” tha Burns.

Ndër sfidat e tjera të rëndësishme, kreu i agjencisë amerikane të inteligjencës deklaroi ndikimin e madh të ndryshimeve teknologjike dhe formimin e një fuqie punëtore që do të bazohej në diversitetin e shoqërisë amerikane.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota william burns william burns

Sondazh

Poll