Bota

Vjosa Osmani në CNN: Vuçiç di të bëjë propagandë,krijoi përvojë si ministër i Millosheviçit

14 Prill 2022, 18:52 Nga DOSJA
Vjosa Osmani në CNN: Vuçiç di të bëjë

PRISHTINË– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për CNN për gazetaren e njohur Christiane Amanpour. Në intervistën e saj, Osmani foli për disa minuta lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë, duke shprehur edhe shqetësimin e saj lidhur me armatosjen e Serbisë dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën. Megjithatë, ajo shtoi se çdo gjë është mbuluar mirë, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka eksperiencë si ministër i Propagandës në qeverinë e Slobodan Millosheviçit.

INTERVISTA PËR CNN:

Serbia continues to view countries of the western Balkans “as temporary countries,” says Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS. “We’re here to stay as independent, sovereign and vibrant democratic nations.” pic.twitter.com/6ZbUSY0bN7

— Christiane Amanpour (@amanpour) April 14, 2022

Sa e shqetësuar je për ndonjë lëvizje nga Serbia?

Vjosa Osmani: Ai mund të votojë për këto rezoluta, por kur është çështja që të bëhen veprime kundër Rusisë, Bjellorusisë, kundër ekonomisë së tyre apo çfarëdo qoftë, kurrë nuk ndërmerr veprime. Në fakt Beogradi është kryeqyteti i vetëm në botë, ku janë organizuar tubime pro-Putinit, me mbështetjen e plotë të Qeverisë dhe opozitës. Presidenti i sotëm i Serbisë ishte ministri i Propagandës së Millosheviçit. Është shumë i mirë në të bërit propagandë. Në këto 10 vitet e fundit, ai ia ka dalë ta rris bashkëpunimin ushtarak, politik dhe ekonomik me Rusinë, në nivele që nuk kanë ekzistuar asnjëherë më parë. Një shembull nga viti 2012, numri i stërvitjeve ushtarake të përbashkëta mes Rusisë dhe Serbisë, ishte dy për një vit. Tani është më shumë se 100 në vit. Tani shohim marrëveshje për furnizim me armë mes Serbisë dhe Risisë, Serbisë dhe Kinës dhe qartazi kjo gjë po na shqetëson të gjithëve në rajon, sepse sa më shumë armë që blejnë, aq më shumë përbëjnë kërcënim për destabilizim ndaj të tjerëve në Ballkanin Perëndimor. Serbia vazhdon të na shoh si shtete të përkohshme. Është e qartë se kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse ne jemi këtu për të qëndruar si shtet i pavarur, sovran, vibrant dhe demokratik. Do ta mbrojmë atë që e kemi arritur dhe jemi gati që paguajmë çdo çmim që ta mbrojmë demokracinë dhe shtetin e pavarur dhe demokratike që e kemi sot. Shumë gjak është derdhur në rajonin tonë, kemi humbur shumë njerëz të pafajshëm. Sot po përkujtojmë 14 prillin, që është dita e dedikuar për 20,000 viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Për këtë arsye, ajo që po ndodh në Ukrainë tani, me fëmijë e njerëz të pafajshëm që vriten, gra që vriten e përdhunohen si mjet lufte, është një kujtim i asaj që ne jemi detyruar ta përjetojmë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll