Bota

“U ngri”, presidentes Osmani i ndërpritet interneti gjatë intervistës për CNN

14 Prill 2022, 19:16 Nga DOSJA
“U ngri”, presidentes Osmani i ndërpritet interneti gjatë

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është paraqitur para pak minutash në CNN, për një intervistë me gazetaren e njohur Christiane Amanpour. Gazeta Ekspress shkruan se përderisa fliste dhe i përgjigjej pyetjeve të gazetares, diçka e papritur ka ndodhur. Presidentes i është ndalur rrjeti i internetit dhe intervista është ndërprerë.

“U ngri lidhja”, tha Amanpour, duke vazhduar me informacione të tjera që nuk lidheshin me Kosovën.

Megjithatë, Presidentja Osmani foli për disa minuta lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë. Ajo po ashtu ka thënë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ishte Ministër i Informatave në qeverinë e ish-presidentit Slobodan Millosheviq.

Gjithashtu, ajo ka përmendur edhe krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi. Ajo përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të fshatit në vitet e luftës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic christiane amanpour vjosa osmani aleksandar vucic christiane amanpour vjosa osmani

Sondazh

Poll