Bota

Kryebashkiaku ukrainas: Më shumë se 100 njerëz janë rrëmbyer nga Melitopol

14 Prill 2022, 19:28 Nga DOSJA
Kryebashkiaku ukrainas: Më shumë se 100 njerëz janë

UKRAINË- Më shumë se 100 njerëz janë rrëmbyer në Melitopol, një qytet i vogël në Ukrainën juglindore, dhe një nga të parët që ra në duart e rusëve, që nga pushtimi i Rusisë në fillim të marsit, tha kryebashkiaku i qytetit Ivan Fedorov. BBC shkruan se Fedorov dyshohet se u rrëmbye nga forcat ruse në mars dhe u lirua pesë ditë më vonë në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur, sipas kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Disa u mbajtën për disa orë, të tjera për disa ditë,” raportoi agjencia e lajmeve UNIAN.

Fedorov tha se kreu i këshillit të qarkut Melitopol, Serhiy Pryyma, ka qenë në robërinë ruse për më shumë se një muaj. Ai tha se Rusia kishte rrëmbyer aktivistët ukrainas me “qëllime propagandistike” dhe po i detyronte ata të regjistronin dëshmi të detyruara.

LAJMI KRYESOR: 50 DITË luftë/Moska merr portin, Kievi sulmon anijen ruse, Biden: Armë të reja për Ukrainën

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ivan fedorov lufta ukraine-rusi serhiy pryyma ivan fedorov lufta ukraine-rusi serhiy pryyma

Sondazh

Poll