Bota

Vrasja e dy gazetarëve në Ukrainë, CPJ bën thirrje për hetimin e vdekjes së tyre

14 Prill 2022, 17:34 Nga DOSJA
Vrasja e dy gazetarëve në Ukrainë, CPJ bën thirrje për

UKRAINË- Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) u ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase që të hetojnë vdekjen e gazetarëve Nezhyborets dhe Zoreslav Zamoyskiy gjatë pushtimit të Rusisë, për të përcaktuar nëse ata janë shënjestruar për shkak të punës së tyre. Ky komitet, me seli në Nju Jork, tha se përgjegjësit për vdekjen e gazetarëve duhet të përballen me drejtësinë.

Në deklaratë, CPJ tha se trupi i Nezhyborets u gjet së fundmi i varrosur në fshatin Yahidne në veri të Ukrainës, ndërkaq trupi i pajetë i Zamoyskiyt u gjet në Buça, afër Kievit.

Trupat e pajetë të dy gazetarëve u gjetën nga banorët lokalë ukrainas pasi trupat ruse u larguan nga ato zona, tha CPJ.

Ne jemi thellësisht të pikëlluar me vdekjen e gazetarëve Roman Nezhyborets dhe Zoreslav Zamoyskiy në Ukrainë dhe u bëjmë thirrje autoriteteve ukrainase të hetojnë menjëherë dhe të përcaktojnë nëse vrasja e tyre është e lidhur me punën e tyre si gazetarë”, tha Gulnoza Said, koordinatore e programit për Evropë dhe Azi Qendrore të CPJ-së.

“Autoritetet ruse dhe ukrainase kanë përgjegjësi që të sigurohen që punonjësit e mediave të mund të punojnë të sigurt në kontekstin e luftës”, shtoi ajo.

Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës raportoi më 13 prill se 20 gazetarë janë vrarë në Ukrainë, që prej se Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt.

LAJMI KRYESOR: 50 DITË luftë/Moska merr portin, Kievi sulmon anijen ruse, Biden: Armë të reja për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gulnoza said lufta ukraine-rusi zoreslav zamoyskiy gulnoza said lufta ukraine-rusi zoreslav zamoyskiy

Sondazh

Poll