Politike

Me 105 vota pro, miratohet në Kuvend letërnjoftimi elektronik për shqiptarët

14 Prill 2022, 16:39 Nga DOSJA
Me 105 vota pro, miratohet në Kuvend letërnjoftimi elektronik për

TIRANË- Në Kuvend është miratuar me 105 vota pro letërnjoftimi elektronik për shqiptarët. Ky akt normativ lejon zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike për shqiptarët që u ka përfunduar vlefshmëria.

Njoftimi:

Akti normativ nr.2, datë 02.03.2022 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar” propozohet me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimeve elektronike për shtetasit shqiptar që u ka përfunduar vlefshmëria e letërnjoftimeve dhe do të merrnin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022, dekretuar nga Presidenti i Republikës, me dekretin nr.13438, datë 20.1.2022, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve te pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”.

Gjithashtu janë miratuar edhe projektligjet për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit si dhe disa shtesa dhe ndryshime për të drejtat e autorit me nga 71 vota pro. Ndërkohë që po me kaq vota është miratuar edhe projektvendimin për miratimin e strukturës, organikës dhe caktimin të pozicioneve të punës të ERRU.

Po ashtu sot u votëbesuan edhe dy anëtarët për pozicionet e Komisionerëve të Avokatit të popullit. Me 105 vota pro, Ahmet Prençi u zgjodh komisioner për parandalimin e torturës, çnjerëzimit apo trajtimit poshtërues dhe Olta Aliaj me 62 vota pro, për pozicionin Komisioneri i Avokatit të Popullit për të Drejtat e fëmijëve.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll