Politike

VD-Tabaku i përgjigjet Ramës: Raporti është copy paste pasi korrupsioni është copy-paste

14 Prill 2022, 09:41 Nga DOSJA
VD-Tabaku i përgjigjet Ramës: Raporti është copy paste pasi

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi nga foltorja e Kuvendit shpalljen non grata të Aqif Rakipit. Tabaku u shpreh se u sanksionua nga SHBA, njeriu i afërt i PS, personi që ndihmoi për fitimin e zgjedhjeve në Tiranë. Po ashtu, Tabaku u shpreh se raporti i OSBE-ODIR mund të jetë copy paste siç tha Rama pasi është ende ai në qeveri. 


“Ndërkohë nga ana tjetër kemi të publikuar dhe raporti i DASH për “Të Drejtat e Njeriut” dhe për këtë dëgjova një deklaratë të kryeministrit që u shpreh se kjo është një coopy & paste e vitit të kaluar. Pa dyshim që është diçka e tillë, pasi edhe korrupsioni është copy paste i vitit të kaluar. Po i njëjti korrupsion, i përhapur në çdo qelizë dhe po i njëjti njeri është kryeministër. Po të ishte larguar Rama, ata që sot bëjnë korrupsion ato figura që sot zhvillojnë korrupsionin endemik do të ishin pas hekurave do ishte nryshe. Nëse do të ishin përpaa drejtësisë ata persona që bëjnë korrupsion në çdo zyrë të qeverisë, në çdo kontratë koncesionare përfshirë edhe inceneratorët. Po, po edhe tek inceneratorët që e kam shumë përzemër që ta them sot nuk do kishim këtë raport të DASH-it, do kishim një raport tjetër. Nëse zgjedhjet nuk do ishin ndryshuar nga persona me rekorde kriminale, siç thotë DASH por edhe dizenjimi i Departamentit të Thesarit, sot nuk do kishim këtë raport të DASH.  Ky raport është copy paste sepse qeveria është copy-paste, vendimmarrësit janë copy-paste dhe korrupsioni është copy-paste. Pasi që Rama po përdor të njëjtët personazhë, të njëjtën skemë”

LAJMI KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Zef Hila dhe Manastirliu interpelancë për qendrën sociale ‘Besa’

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku seanca plenare 14 prill 2022 jorida tabaku seanca plenare 14 prill 2022

Sondazh

Poll