Politike

Interpelanca/ Hila: Mashtroni për Qendrën ‘Besa’. Manastirliu: Ju kemi mbështetur

14 Prill 2022, 08:43 Nga DOSJA
Interpelanca/ Hila: Mashtroni për Qendrën ‘Besa’.

TIRANË– Në seancën e sotme në Kuvend, u zhvillua interpelanca e thirrur nga deputeti i PD Zef Hila, për shërbimet sociale, në Barbullush në Vaun e Dejës. Deputeti i Zef Hila, u shpreh se institucionet nuk i janë përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Hila tha se qendra sociale “Besa” është e vetmja qendër me standarde të duhura dhe se nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

REPLIKAT:

Zef Hila: Do jem zëri i paraqitjes së problemeve të shqiptarëve dhe i qytetarëve të Vaut të Dejës. Qendra sociale Besa u rikonstruktua, ju nuk e morën në mundim që ta vizitonit.

Manastirliu: Mbështetja prej vitit 2018 nuk ka munguar, ashtu dhe për 8 qendrat e tjera. Janë shërbime që kanë nevojë për standarte. Forma e financimit është miks, një pjesë ministria e financave dhe ekonomisë. Unë besoj se e rëndësishme sot është ajo çfarë përcjellim në raport me qëndrueshmërinë e shërbimeve. Sot kemi instrumenta të qëndrueshëm, standarte që po punojmë për ti arritur. Kemi dhe struktura të dedikuara, jam shumë e kënqaur sot, se dje celëm qëndrën e re të rehabilimit për fëmijët me probleme të spektrit autik dhe sindromës Doën.

Zef Hila: Më vjen keq që ministrja është e painformuar, në aktin e inspektimit .. ju ju mungon dëshira dhe vullneti, jeni të prirur të abuzoni. Zonja ministre kujt duhet ti besojmë ne? Faktet janë ndryshe, duhet ti besojmë list pagesës. Ju paguani 4 roje, tre sanitare, një kuzhinier në një kohë që shërbimi i gatimit ofrohet me katering. Këto janë fakt zyrtare, ndaj tërhiqe fjalë…

LAJMI KRYESOR: LIVE- KUVENDI/ Manastirliu dhe Ibrahimaj interpelancë me deputetin Zef Hila (RENDI)

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 14 prill 2022 zef hila seanca plenare 14 prill 2022 zef hila

Sondazh

Poll