Politike

Mbytja e 10-vjeçarit në Fan, familja kërkon ndihmë nga Kosova

14 Prill 2022, 10:46 Nga DOSJA
Mbytja e 10-vjeçarit në Fan, familja kërkon ndihmë nga

MIRDITË– Familja e 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan në Mirditë kërkon ndihmë nga Kosova. Mësohet se në ditën e 10-të të zhdukjes së vogëlushit, kërkimet vijojnë nga reparti RENEA Shkodër e banorët e zonës, por ende nuk ka asnjë rezultat.

Trupi i 10-vjeçarit nuk gjendet ende, ndërsa familja e tij është në gjendje të rënduar psikologjike. Ata dhe banorët e tjerë të zonës kërkojnë që përfaqësues e drejtues vendor të angazhohen në gjetjen e trupit të të voglit. Gjithashtu ata kërkojnë bashkëpunim me Kosoën.

10-vjeçari po lunate kur ra në lumin Fan që e rrëmbeu. Të voglit i ra topi në ujë dhe futja në lumë për ta marrë i kushtoi jetën.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mbytet 10-vjecari ne mirdite mbytet 10-vjecari ne mirdite

Sondazh

Poll