Aktualitet

Kontrolle nga policia! Ndëshkohen 104 drejtues mjetesh, 114 të tjerë u kapën me telefon

14 Prill 2022, 11:02 Nga DOSJA
Kontrolle nga policia! Ndëshkohen 104 drejtues mjetesh, 114 të

TIRANË– Policia rrugore ka kyer disa kontrolle në rrugë aty ku ka ndëshkuar me masë administrative disa drejtues mjetesh. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative, 104 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, 123 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara në qendrat e banuara, 67 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 32 për shkelje të semaforit, 49 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, 56 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 114 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nisur nga analiza e aksidenteve rrugore, në lidhje me shkaqet kryesore që ndikojnë jo vetëm në ndodhjen e aksidenteve rrugore, por edhe të pasojave që vijnë prej tyre, strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në zbatim dhe të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë analizës tremujore të Policisë Rrugore, kanë shtuar kontrollet dhe i kanë alternuar ato, në funksion të shkeljeve që janë verifikuar si burim i shtuar për aksidente rrugore me pasoja fatale për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës. Në gamën e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore me pasoja, mbetet shqetësim siguria e këmbësorëve, kryesisht në vendkalimet e tyre. Në rrugët ku mungojnë vendkalimet, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së këmbësorëve, janë angazhuar shërbime policore, për kontrollin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorëve, në orare dhe vende të ndryshmme, sipas analizës së riskut nga ngjarjet e verifikuara më herët. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative, 104 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, 123 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara në qendrat e banuara, 67 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 32 për shkelje të semaforit, 49 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, 56 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 114 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore policia rrugore kontrolle nga policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll