Aktualitet

Shqiptarët sherr në shesh për 10 kg kokainë në Itali, policia ‘shikon’ gjithë ngjarjen

14 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA
Shqiptarët sherr në shesh për 10 kg kokainë në Itali,

ITALI– Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane për trafikim kokaine. Atyre iu gjetën 10 kilogramë kokainë në makinë, një “Ford Fiesta”. Makina Ford Fiesta, e mbërritur në shesh, ndaloi dhe shoferi doli dhe u takua me një burrë që me sa duket po priste aty. Pasi shkëmbyen disa fjalë, të dy hipën në makinë dhe pasi kishin bërë disa qindra metra, arritën në afërsi të Pertinit, hynë në një garazh të një pallati. Sapo makina tentoi të hynte në garazh një burrë i ndoqi me shpejtësi në këmbë, raportojnë mediat italiane

E gjithë skena po vëzhgohej nga policia. Personi në fjalë, kishte një çantë të zezë që e vendosi në tokë pranë makinës. Të dy, pasi panë policët, u arratisën në këmbë duke arritur të hyjnë në një shkallë dhe të arrijnë, përmes një oborri të brendshëm, në një kantier ndërtimi. Pas ndjekjes së policisë, njëri nga dy të arratisurit u kap nga policia ndërsa tjetri arriti të ikte.

I arrestuari kishte një pistoletë gjysmë automatike të punuar me dorë, kalibri 6.35, i pajisur me karikator me 6 gëzhoja, të sekuestruara më pas nga policia.

Drejtuesi i makinës është gjetur nga policia i mbyllur në bagazhin e makinës me një plagë të dukshme në ballë, e shkaktuar ndoshta nga tyta i armës së gjetur. Brenda çantës kishte 10 kilogramë kokainë të pastër, të paketuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll