Aktualitet

Rama për raportin e DASH: Kopje e vitit të mëparshëm, kanë harruar çfarë kanë thënë!

13 Prill 2022, 17:54 Nga DOSJA
Rama për raportin e DASH: Kopje e vitit të mëparshëm,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke mos i kursyer sulmet. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij social në “Twitter”, Rama shkruan me ironi se raporti i DASH është i njëjti si një vit më parë, pra sipas tij është “Copy-Paste”. Por nuk është ndalur me aq! Në të njëjtin postim, kreu i qeverisë shkran se në të njëjtin raport, për vitin që lamë pas, nuk reflektohen as arritjes që sipas tij ka qenë vetë DASH që i ka evidentuar. Duke lëshuar kështu që një sulm të ashpër ndaj një prej institucioneve më të larta të SHBA.

Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim!Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë viti,”-shkruan ndër të tjera Rama. 

Megjithatë nuk e ka mbyllur me aq duke iu referuar në një pjesë në postimin e tij edhe akuzave të opozitës, që ditët e fundit i janë referuar vetë raportit të DASH që u publikuar zyrtarisht dje. Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Gazment Bardhi, por edhe anëtarë të Komisoonit të Rithemelimit e eksponentë të LSI-së kanë përdorur gjetjet e raportit për të dalë në konkluzionin se akuzat e tyre ndaj qeverisë kanë një bazë dhe qëndrojnë. Më konkretisht i janë referuar korrupsionit për inceneratorët, përdorimin e shtetit për zgjedhje duke përmendur të ashtuquajturën ‘masakra zgjedhore’ dhe shpalljen non grata të Aqif Rakipit, një prej mbështetëse më të fortë të Ramës, sipas ish-kryedemokratit Lulzim Basha. 

Raporti i fundit i DASH thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdobte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama raporti i dash per shqiperine edi rama raporti i dash per shqiperine

Sondazh

Poll