Bota

Endrit Thaçi feston 23-vjetorin larg të atit : Kur linda ishte kohë lufte, babanë nuk e …

13 Prill 2022, 19:27 Nga DOSJA
Endrit Thaçi feston 23-vjetorin larg të atit : Kur linda ishte

KOSOVË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot i mbush 23 vjet. Ai sot, në ditën e tij të veçantë, ka bërë një dedikim emocionues për babanë e tij. Thaçi shkruan se pikërisht në ditën kur lindi ishte kohë lufte dhe babanë nuk e kishte afër. Por të njëjtin fat ka edhe sot pas 23 vjetësh.

Me anë të një ‘Instastory’ në Instagram, ai shkruan se në pamundësi për ta takuar, ka biseduar në telefon me Thaçin.

“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë. Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, shkruan Thaçi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni endrit thaci hashim thaci endrit thaci hashim thaci

Sondazh

Poll