Bota

“Vajzat duan të martohen me pilot”, Zyrtarët grekë tallen me vrajsen e Caroline Crouch

13 Prill 2022, 18:22 Nga DOSJA
“Vajzat duan të martohen me pilot”, Zyrtarët grekë

GREQI- Një video me zyrtarët e portit duke bërë shaka një ditë pasi Babis Anagnostopoulos rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Glyka Nera, ka dalë në dritë. Tanea shkruan se gjatë një telekonference, roja bregdetare komenton në mënyrë vulgare dhe seksiste vrasjen e 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera.

Në videon e publikuar, telekonferenca është bërë nga anëtarë të Federatës Panhelene të Shoqatave të Personelit të Rojeve Bregdetare. Presidenti i Sindikatës së Personelit të Rojës Bregdetare (EPLS) të Peloponezit Jugor, Sarantos Kamvisis, dëgjohet të thotë, “Gruaja është një kockë”, me të tjerët duke qeshur.

Më pas presidenti i LS Lesvos – Chios Fotios Garoufalias i thotë “bravo shoku le të mësojnë”.

Fjalën e merr presidenti i Federatës Panhelene të Shoqatave të Personelit të Rojës Bregdetare, Panagiotis Tsianos, i cili thotë “a e pe që vajzat e vogla thonë do martohem me pilot” dhe qesh…

Ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 majit të vitit të kaluar, por autori i vërtetë u kap pas një muaji. Babis kishte stisur një grabitje, duke përfshirë edhe shqiptarë në të, por versioni i tij i vrasjes të së shoqes nuk i bindi autoritetet. Ai u arrestua e më pas pranoi se kishte qenë ai personi që vrau të rënë pas një sherri të çastit, ndërkohë që ndodhet në burg në pritje të dënimit.

(I.A/dosjal.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos carolina crouch chios fotios glyka nera panagiotis tsianos sarantos kamvisis babis anagnostopoulos carolina crouch chios fotios glyka nera panagiotis tsianos sarantos kamvisis

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2022, 17:08

A po kryen Rusia gjenocid në Ukrainë?

UKRAINË- Mizoritë e kryera nga forcat ruse në Ukrainë kanë shkaktuar akuza të përhapura për krime lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti in...