Bota

Pse u përçanë shqiptarët e Preshevës? Sinani dhe Arifi akuza pas përfundimit të zgjedhjeve

13 Prill 2022, 18:30 Nga DOSJA
Pse u përçanë shqiptarët e Preshevës? Sinani dhe

SERBI- Gara e partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me dy lista të ndara, la shqiptarët me mundësi të ulëta për përfaqësim në Kuvend. Kjo përçarje u shpërnda edhe në nivel lokal ku Alternativa Demokratike e Shqiptarëve me në krye Shqiprim Arifin, shkarkoi nga detyra kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.

Ajo thotë që veprimi i Arifit qe hakmarrje e puç ndaj saj, duke shtuar se pasojat do t’i bartin preshevarët dhe e gjithë Lugina. Mirëpo, Shqiprim Arifi veprimin e tij për shkarkim e arsyeton me faktin që Sinani keqmenaxhoi në Preshevë. Ndërkohë që mohon të ketë përçarje të shqiptarëve të Luginës.

Një javë pas zgjedhjeve parlamentare të tre prillit, Kuvendi Komunal i Preshevës shkarkoi Ardita Sinanin nga detyra, asamblistët po atë ditë zgjodhën përbërjen e re të kabinetit dhe pozitën e udhëheqësit ia besuan Shqiprim Arifit.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ardita sinani shqiprim arifi ardita sinani shqiprim arifi

Sondazh

Poll