Bota

Incident i pakëndshëm gjatë fjalës së Le Pen,një protestuese proruse hyn me foton e Putinit

13 Prill 2022, 17:50 Nga DOSJA
Incident i pakëndshëm gjatë fjalës së Le Pen,një

FRANCË– Para një numri të madh gazetarësh, veçanërisht të huaj, Marine Le Pen prezantoi sot qëndrimet e saj për politikën e jashtme franceze, duke folur për “rikthimin e ndikimit të diplomacisë franceze” dhe duke thënë se Franca është trashëgimtare e krishterimit, humanizmit dhe iluminizmit .

Mirëpo në ntervistë nuk ka munguar as e papritura pasi pak para përfundimit ka pasur tension në dhomë me një grua që mbante në zemër një foto të Putinit. Lepen e quajti gruan provokatore dhe shërbimet e sigurisë fjalë për fjalë e tërhoqën zvarrë nga dhoma.

En pleine conférence de presse de Marine Le Pen, une militante du collectif Ibiza s’est levée en tendant une photo en forme de cœur montrant Vladimir Poutine avec la candidate du RN pour dénoncer sa proximité avec le président Russe. #Presidentielle2022 pic.twitter.com/zKhwtuDnBd

— Hugo Capelli (@Hugo_Capelli) April 13, 2022

Vlen të theksohet se pak para protestës së të resë, Lepen pretendoi se edhe ajo mbronte Evropën dhe se nuk kishte pikëpamje proruse. Siç dihet, Le Pen mbetet kundër sanksioneve financiare ndaj Moskës, në emër të mbrojtjes së fuqisë blerëse të francezëve, ndërkohë që në fund të marsit, ajo kishte refuzuar ta cilësonte Vladimir Putinin si ‘kriminel lufte’.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota marine le pen marine le pen

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2022, 17:08

A po kryen Rusia gjenocid në Ukrainë?

UKRAINË- Mizoritë e kryera nga forcat ruse në Ukrainë kanë shkaktuar akuza të përhapura për krime lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti in...