Bota

Policia arreston të dyshuarin për të shtënat në metron e Nju Jorkut

13 Prill 2022, 18:14 Nga DOSJA
Policia arreston të dyshuarin për të shtënat në metron

SHBA- Policia arreston një person të dyshuar për të qëlluar 10 udhëtarë në një sulm në një stacion metroje në Nju Jork. BBC shkruan se Frank James, 62 vjeç, u emërua për herë të parë nga policia si ‘person me rrezikshmëri të lartë’ të martën, duke nisur një kërkim masiv për ta kapur.

Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar në të shtënat, në të cilat 23 persona u plagosën, 10 prej tyre nga të shtënat me armë zjarri. Të shtënat rinovuan thirrjet për të trajtuar dhunën në sistemin e tranzitit të qytetit.

Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një pistoletë në stacionin 36th Street të Brooklyn të martën në mëngjes.

Personi i dyshuar i armatosur ishte i lidhur me sulmin përmes një furgoni të marrë me qira U-Haul. Në vendngjarje u gjet çelësi i furgonit, i marrë me qira në Filadelfia. Ai thuhet se u kap nga policia teksa po ecte në rrugët e Manhatanit të poshtëm.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota frank r james frank r james

Sondazh

Poll