Bota

Mashtrim dhe shpërdorim detyre, burgoset ish-bankieri në Zvicër, pagoi për klube striptizmi

13 Prill 2022, 17:42 Nga DOSJA
Mashtrim dhe shpërdorim detyre, burgoset ish-bankieri në Zvicër,

ZVICËR- Ish-kreu i një banke zvicerane është dënuar me gati katër vjet burg për akuza përfshirë mashtrimin. BBC shkruan se gjykata në Zyrih dëklaroi se Pierin Vincenz, 65 vjeç, kishte përdorur kartën e kreditit të kompanisë së tij për të paguar për klube striptizmi, takime Tinder, pushime dhe darka.

Interesi publik për këtë çështje ishte i tillë që gjyqi u zhvendos nga një gjykatë e Cyrihut në një sallë koncertesh. Vincenz, i cili ishte shef ekzekutiv i Raiffeisen Bank, dhe i bashkëpandehuri i tij, do të apelojnë kundër vendimit. Sipas prokurorëve, Vincenz dhe një ish-shefi i kompanisë së kartave të kreditit, Beat Stocker, kishin vënë xhepat e tyre duke marrë nën kontroll kompanitë në të cilat kishin grumbulluar fshehurazi aksione.

Stocker u burgos për katër vjet, dhe Vincenz – dikur kurorëzohej bankieri i vitit në Zvicër – u dënua me 3 vjet e nëntë muaj. Gjykatësi zbuloi se vizitat e shumta të Vincenz në klubet e striptizimit nuk ishin në interes të bankës, sipas mediave zvicerane.

Faturat që arrijnë në total rreth 200,000 franga zvicerane (214,000 dollarë; 165,000 £) për vizitat në klubet e striptizimit u vendosën në shpenzimet e kompanisë si kryesisht të lidhura me biznesin, raporton Reuters. Një vakt që kushtonte 700 franga me një grua që takoi në Tinder thuhet se u përshkrua si një “intervistë pune”.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota pierin vincenz pierin vincenz

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2022, 17:08

A po kryen Rusia gjenocid në Ukrainë?

UKRAINË- Mizoritë e kryera nga forcat ruse në Ukrainë kanë shkaktuar akuza të përhapura për krime lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti in...