Bota

Le Pen thotë se dëshiron lidhje më të ngushta mes NATO-s dhe Rusisë

13 Prill 2022, 17:27 Nga DOSJA
Le Pen thotë se dëshiron lidhje më të ngushta mes NATO-s dhe

FRANCË– Kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen, e cila po përballet me presidentin aktual Emmanuel Macron në balotazhin e dytë zgjedhor javën e ardhshme, ka thënë se do të propozojë lidhje më të ngushta midis NATO-s dhe Rusisë sapo të përfundojë lufta.

Sipas Skynews, Le Pen ka thënë se ajo mbështet gjerësisht sanksionet kundër Rusisë, por jo kur bëhet fjalë për furnizimet me naftë dhe gaz.

Ajo është përballur me kritika nga rivalët për mbështetjen e saj të mëparshme për Rusinë dhe presidentin e saj Putin. Politikania më parë ishte dukur se mbështeste aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe më vonë bëri thirrje për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Prania e NATO-s në pjesët lindore të Evropës ka zemëruar Vladimir Putin dhe anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës është përmendur si një arsye për pushtimin.

LAJMI KRYESOR: 49 ditë luftë/ Zelenskyy propozon shkëmbim me të burgosurit, Biden: Putin po kryen gjenocid

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota marine le pen nato marine le pen nato

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2022, 17:08

A po kryen Rusia gjenocid në Ukrainë?

UKRAINË- Mizoritë e kryera nga forcat ruse në Ukrainë kanë shkaktuar akuza të përhapura për krime lufte. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti in...