Sport

Rio Ferdinandit i ikën zëri: “Ai pasimi i Modric… është i paligjshëm”

13 Prill 2022, 08:56 Nga DOSJA

SPANJE – Bota e futbollit është ende e mahnitur nga gjeniu i fundit Luka Modric, një futbollist që pretendon vendin e tij në histori, bazuar në veprime të tilla, si ai që ngriti “Santiago Bernabeu” në këmbë dhe që i dha Realit një vend në gjysmëfinalet e Champions League.

Kante e humbi topin në qendër të fushës dhe Modric, jashtë vijës, ngriti kokën dhe pasoi me pjesën e jashtme… Rodrygo u shfaq në shtyllën e dytë, për ta bërë rezultatin 1-3 dhe për të detyruar kohën shtesë në ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Champions League kundër Chelseas.

Pankina e Madridit dhe e gjithë Bernabeu e festuan golin çmendurisht dhe Luka Modric përsëri duhej të gjuante me cilësi dhe gjenialitet për të shpëtuar ekipin e tij.

Një pasim që ka marrë lloj-lloj lëvdatash, ish-lojtari i kombëtares angleze, Rio Ferdinand, i cili ka mbetur pa fjalë gjatë transmetimit të ndeshjes në BT Studio: “Ai pasim nga Luka Modric më ka bërë të humbas zërin. Kjo është e paligjshme, – filloi të bërtasë ai. – Luka, Modriç, apo sido që të quhet, ai është një fenomen.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mesfushori kroat luka modric ndeshjes në “bernabeu” real madrid barcelona santiago bernabeu santiago bernabeu mesfushori kroat luka modric ndeshjes në “bernabeu” real madrid barcelona santiago bernabeu santiago bernabeu

Sondazh

Poll