Aktualitet

SHBA e shpalli non-grata, Aqif Rakipi flet për herë të parë: Ma bëri Lul Basha!

13 Prill 2022, 10:05 Nga DOSJA
SHBA e shpalli non-grata, Aqif Rakipi flet për herë të parë:

TIRANË– Aqif Rakipi ka reaguar për herë të parë pas sanksioneve që iu vendosën nga SHBA dhe shpalljes non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Për ‘5 pyetje.al’, Rakipi shprehet i bindur se i vetmi person që mendon se ia ka bërë këtë është Lulzim Basha. Ai nuk zgjodhi që të komentojë sanksionet që iu vendosën nga SHBA duke shtuar se nuk ka lidhje me to. Më tej ai thotë se do interesohet për akuzat që i janë ngritur. 

INTERVISTA e plotë me Aqif Rakipin per ‘5 pyetje.al’

A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?

Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

A do ta ndiqni në hapa ligjorë?

Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?

Do i shoh.

Nuk do të nisni një proces gjyqësor?

Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.

A mendoni se është politike?

Po.

Po kë fajësoni?

Lul Basha e ka merakun.

Mendoni se është goditje nga Basha?

As që bëhet llaf.

Një ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha reagoi për sanksionet që u vendosën nga SHBA. Përmes një postimi të bërë në Facebook, Basha tha se: Aqif Rakipi, Tom Doshi dhe Vangjush Dako, janë bedelët me të cilët Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve të cilët sipas tij kërkonin ndryshimin me 25 prill.

Ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi janë shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin zyrtar në bërë nga Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) bëhet me dije se Rakipit, Ndroqit e familjeve të tyre u ndalohet hyrja në SHBA. Për ish-deputetin Rakipi shkruhet se ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një grup kriminal të organizuar, nën ndikimin e të cilëve ka ushtruar ndikim politik, duke përfshirë edhe korrupsionin.

(a.b;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike aqif rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba lulzim basha aqif rakipi aqif rakipi shpallet non grata nga shba lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2022, 09:54

Dogji 2 makina në Vlorë arrestohet 31-vjeçari

VLORË- 6 qytetarë janë arrestuar në Vlorë, për vepra të ndryshme penale. Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, është arrestuar nga policia ...