Aktualitet

Siguronte dhe shpërndante kanabis në Yzberisht, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

13 Prill 2022, 10:40 Nga DOSJA
Siguronte dhe shpërndante kanabis në Yzberisht, arrestohet

TIRANË- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë. 37-vjeçari i identifikuar me inicialet S. D., është kapur në flagrancë nga policia. 37-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjatë operacionit policor të koduar “Afternoon” u vu në pranga edhe një 28-vjeçar i identifikuar me incialet S. Gj., i cili ishte bashkëpunëtorë me 37-vjeçarin. 28-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Mos Kallzim i krimit”.

Policia do të vijojë punën për të zbuluar veprimtarinë kriminale të 37-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Vihet në pranga poseduesi i saj. Procedohet penalisht një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Afternoon”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. D., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi S. Gj., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shtetasi S. D., pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shiste atë në doza të vogla, në zonën e Yzberishtit.

Në rrugën “Kadri Roshi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin S. D., dhe shtetasin S. Gj. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. D., iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit S. D., si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet një 37 vjecar ne tirane operacioni afternoon arrestohet një 37 vjecar ne tirane operacioni afternoon

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Prill 2022, 09:54

Dogji 2 makina në Vlorë arrestohet 31-vjeçari

VLORË- 6 qytetarë janë arrestuar në Vlorë, për vepra të ndryshme penale. Xh. K., 31 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, është arrestuar nga policia ...