Sport

Paris SG bëhet gati për super-sfidën, Keylor Navas ende në infermieri

13 Prill 2022, 08:19 Nga DOSJA
Paris SG bëhet gati për super-sfidën, Keylor Navas ende në

FRANCE Parizienët u kthyen në ‘Camp des Loges’ të martën pas një pushimi të vogël. Keylor Navas, viktimë e një dëmtimi në aduktor gjastë grumbullimit me kombëtaren e vendit të tij, është ende në infermieri.

Edhe nëse rikthimi i tij në stërvitje është planifikuar për këtë javë, ai do ta ketë të vështirë të pretendojë për një vend si titullar për ndeshjen ndaj e Marseille të dielën.

Sakaq Angel Di Maria rifilloi siç ishte planifikuar dhe mund të shpresojë të jetë të paktën një zëvendësues. Abdou Diallo (dëmtim në aduktor) dhe Layvin Kurzawa (lumbalgji) janë ende në trajtim dhe nuk janë të disponueshëm për këtë fundjavë.

Kështu duhet të jetë edhe për Ander Herrerën, i cili duhet të kthehet në seancat kolektive në fund të javës. Marquinhos, i lënë jashtë fundjavën e kaluar, është rikuperuar.

Ndërsa Julian Draxler dhe Leandro Paredes, përkatësisht të operuar në meniskun e djathtë dhe pubalgji, e kanë përfunduar këtë sezon.

B.T (Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i psg leonardo edhe për sulmuesin e psg-së portieri keylor navas psg saktëson se angel di maria drejtori i psg leonardo edhe për sulmuesin e psg-së portieri keylor navas psg saktëson se angel di maria

Sondazh

Poll