Politike

8 orë mbledhje/ Apelimi? Alibeaj: S’e pengon bashkimin. Deputetët duan proces të përbashkët

12 Prill 2022, 18:17 Nga DOSJA
8 orë mbledhje/ Apelimi? Alibeaj: S’e pengon bashkimin.

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejed Alibeaj tha se nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të bëjë me dije propozimin e tij për zgjidhjen e krizës brenda PD-së që më pas do të sjellë edhe bashkimin e demokratëve. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Alibeaj tha për mediat se shumica e deputetëve janë për bashkimin e demokratëve duke stopuar procesin e njëanshëm të zgjedhjeve nga Berisha dhe riorganizimin e përbashkët pa përjashtime të PD-së. 

“Sot u konstatuan në mënyrë të qartë disa gjëra të thjeshta që shkojnë drejt asaj që është lëvizja për të arritur tek bashkimi. Një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim, Konstatimi i dytë, në shumicën dërrmues është që bashkimi i demokratëve që duhet të realizohet në bazë të një procesi organizimi të përbashkët dhe mos të ketë përjashtime. Votimi të filloj nga degët që struktura e PD të jetë e plotë. Kjo u tha në shumicë dërrmuese disa herë nga deputetët. Të cilët e ofruan këtë si një zgjidhje. Të gjithë deputetët dhanë zgjidhje që synonin këtë gjë. E lamë që nesër secili deputet pas kësaj mbledhje të gjatë të mund të propozojë propozimin e vet. Kishte një propozim i Gështenjës, i cili edhe e sqaroi, të stopohet procesi që po bëhet tani dhe rifillimi një procesi të përbashkët me garanci. Duhet të krijojmë një bazë të gjerë e solidë ku të fillojë procesi i riorganizimirocese të nxituara nuk mund të ketë. Është një propozim i mirë besoj, gjithsesi duhet të themi që secili nga deputetët të japë sugjerime, e lamë për nesër dhe në një moment të dytë të konkludojmë në ballafaqim. Sot pati propozime që ta hidhnim që sot në votë, por dua të tregoj edhe sikur një hapësirë e vogël e brishtë të jetë të çon në një pikë pa kthim. Secili nga deputetët duhet të ketë të drejtën që ta konsultoje,”- tha Alibeaj.

Ndërsa edhe njëherë kërkoi bashkim, duke shtuar se apelimi i tij për vendimin e regjistrimit të Statutit të 11 dhjetorit nuk ndikon në bashkëpunimin mes palëve. Sipas tij, nëse bashkimi gjendet mes palëve nuk ka nevojë as për vendim gjykate. 

“Tërheqje nga Apelimi? Ishte një vendim i marrë në mënyrë të paligjshme, në konflikt interesi, këtu isha jo më larg se 20 minuta nga vendimi dhe deklarova se do të bëj ankimin. Besoj që është një mjet që e zgjidh çështjen në gjykatë. Besoj që një parti që synon qeverisjen, nuk mund të japë shërbim tek njerëzit. Përsëris atë që thashë atë ditë. Do të heshtim dhe deri në atë moment kemi hapësirën tonë për të bashkuar demokratët dhe për të qenë dinjitoz në zgjedhjet. Apeli nuk pengon bashkimin. Gjejmë bashkimin ne këtu, s’ka nevojë për gjykatë,”-shtoi ai. 

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Berisha i kërkon dorëheqjen, Alibeaj: Pushtove selinë!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll