LUFTA/ Lukashenko takohet me Putin! Zbulohet varr masiv në Kiev, Zelenskyy:Ushtria po minon
12 Prill 2022, 06:12Nga DOSJA
UKRAINË– Lufta në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 48-të. Sirenat për sulme ajrore kanë rënë në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë rajonet e Lviv, Kiev, Dnieper dhe Zaporozhye. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përgatitet për sulme edhe më të forta në lindje dhe po përqendron dhjetëra mijëra trupa për një ofensivë të re. Ai deklaroi se nuk ishte i gatshëm t’i dorëzonte Rusisë një pjesë të vendit të tij dhe të merrte paqe në këmbim.
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ajo që po ndodhte në Ukrainë ishte një tragjedi, por se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të niste një ‘operacion special ushtarak.’ Presidenti rus tha gjithashtu se Moska do t’i përgjigjet përpjekjeve për izolimin e Rusisë dhe Bjellorusisë dhe theksoi nevojën për thellimin e integrimit midis dy vendeve në dritën e sanksioneve perëndimore.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mbërritur për një vizitë pune në Rusi, gjatë së cilës është takuar me Putin. Lukashenko mbrojti fuqishëm veprimet ruse në Ukrainë të martën, duke pretenduar se nëse Rusia do të ishte vetëm pak vonë me operacionin e saj ushtarak, territori rus do të kishte pësuar një sulm dërrmues në kufijtë e saj.
Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen në dy deri në tre javët e ardhshme dhe Rusia vazhdon të ridrejtojë trupat e saj në atë zonë, njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes në një raport të rregullt ditor. Sulmet ruse mbeten të përqendruara në pozicionet ukrainase pranë Donetsk dhe Luhansk, me luftime të mëtejshme rreth Kherson dhe Nikolaev dhe një sulm të ri në Kramatorsk, njoftoi shërbimi i inteligjencës ushtarake britanike në Twitter.
Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës pretendon se një tjetër varr masiv është zbuluar në rajonin e Kievit. Banka Botërore parashikon se rënia ekonomike e Ukrainës në vitin 2022 do të arrijë në 45%.
BRAZIL- Kundërshtarët e presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, po kërkojnë përgjigje pas zbulimit se forcat e armatosura të vendit kishin spërkatur me dhjetëra ...
Nga Jonathan Beale për BBCNjerëzit në Ukrainën lindore e dinë se rusët do të shtojnë ofensivën e tyre këtu. Edhe qentë në rrugë duket se e dinë, dhe mund të dëg...
HAGË- Nuredin Ibishi i njohur si ‘Leka’ e ka vazhduar sot dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Salih Mustafës. Gazeta Express shk...
Nga Stanislav Kucher për CNNNë verën e vitit 1991, isha një gazetar 19-vjeçar që po udhëtonte me autostop nëpër Amerikë me një mik, me detyrë për një gaz...
SHBA- Një shpërthim i ri i virusit Zika është mjaft i mundshëm, paralajmërojnë studiuesit, me një mutacion të vetëm potencialisht të mjaftueshëm për të shkaktua...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka kërkuar liderëve europianë që të vendosin sanksione ndaj të gjitha bankave dhe naftës ruse sot.Zelens...
BRITANI- Kryeministri britanik Boris Johnson, gruaja e tij Carrie, si dhe kancelari Rishi Sunak, janë njoftuar se do të gjobiten për thyerjen e rregullave të bl...
SHBA- Sipas firmës S&P Global, që bën vlerësimin dhe vëzhgon aftësinë e qeverive dhe bizneseve të mëdha në mbarë botën për të paguar borxhet, qeveria ruse n...
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, ka anuluar një përpjekje të autoriteteve të entitetit të Republikës Sërpska për të transferuar ...
ANGLI- Kryeministri Boris Johnson dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë folur në telefon për nevojën për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë. BBC shkruan ...